Momente paniku në arenë, nëna futet mes turmës për të shpëtuar të birin nga demi

Një grua në Kolumbi është bërë protagoniste në rrjetet sociale pasi hyri me guxim në një arenë demash për të shpëtuar djalin e saj, i cili i ishte afruar një demi të egërsuar në mënyrë të rrezikshme.

Episodi ndodhi më 15 nëntor në San Martin de Loba, në rajonin Bolivar të Kolumbisë. Në pamjet e shpërndara online, shihet gruaja e armatosur me një shkop druri që hyn me shpejtësi në arenë dhe i shkon pranë djalit të saj, i cili sipas raportimeve ishte nën efektin e alkoolit dhe shumë afër kafshës së rrezikshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe