Selcë, banorët e Ostriqit të izoluar nga rruga e amortizuar, prej vitesh presin ndërhyrjen e bashkisë

Banorët e lagjes Ostriq në Selcë po përballen me vështirësi të shumta për shkak të gjendjes së rënduar të infrastrukturës rrugore, e cila ua vështirëson ndjeshëm lëvizjen dhe jetesën e përditshme.

Bëhet fjalë për një segment prej rreth 1 kilometër, që nis nga degëzimi i aksit kombëtar Tamarë–Vermosh dhe përfundon në qendrën e kësaj lagjeje. Rruga paraqitet në gjendje tejet të amortizuar, ndërsa sipas banorëve, vetëm automjetet fuoristradë ose ato të tonazhit të lartë mund të përshkojnë këtë segment.

Prej vitesh, banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për rikonstruksionin e rrugës dhe kthimin e saj në kushte normale qarkullimi, por deri më tani kërkesat e tyre nuk kanë marrë zgjidhje.

Ata shprehen se premtimet për përmirësimin e infrastrukturës kanë mbetur vetëm në letër, ndërsa problematika vijon të rëndojë jetën e komunitetit. Banorët ironizojnë gjithashtu se ndoshta rruga do të kujtohet nga institucionet tani që po afrojnë zgjedhjet.

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe