Statistikat e publikuara nga qendra zyrtare e grumbullimit të të dhënave tregojnë se Lionel Messi është futbollisti i vetëm në turne që ka përshkuar më shumë se pesë kilometra në ecje gjatë dy ndeshjeve të ndryshme.
Ky tregues pasqyron mënyrën se si ylli argjentinas menaxhon energjinë dhe pozicionimin në fushë, duke ruajtur forcat për momentet vendimtare të lojës. Ai ka përshkruar 5.2 km ndaj Kepit të Gjelbër ndërsa 5.3 km ndaj Zvicrës. Vlen të theksojmë se bëhet fjalë për dy takime, që kanë zgjatur 120 minuta.

