Analisti Arben Meçe deklaroi se prania e mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje në protestat e zhvilluara në Shqipëri përbën ndërhyrje në punët e brendshme të vendit, duke kërkuar që kjo pjesëmarrje të ishte deklaruar hapur.
Ai pretendoi se në protestën më të madhe kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova rreth 10 deri në 15 mijë persona, të organizuar me automjete, por që janë paraqitur publikisht si pjesë e diasporës.
Sipas Meçes, në kauza kombëtare është e natyrshme pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, ndërsa zgjedhja ose rrëzimi i qeverisë shqiptare është, sipas tij, një çështje që u takon vetëm qytetarëve të Shqipërisë.
“Problemi që VV është prezente në protesta doli pasi shteti shqiptar bëri një ndalim. Në dijeni time, kur është bërë protesta e madhe ku 30 makina të udhëhequra nga një person nga Anglia u futën në territorin e Shqipërisë nga Kosova janë future 10 deri 15 mijë persona. Do ishte më i ndershëm ky debat, që ata të kishin flamujt e VetëVendosjes, dhe të thonin jemi VetëVendosja po vijmë të clirojmë Shqipërinë. Këta skutha që futen në Shqipëri nën emrin e Diasporës, por jo të Vetëvendojes nuk janë ata patriotë që diskutojnë cështje kombëtare, sepse janë skutha. Përse u desh që këta 10-15 mijë kosovarë që u futën në Shqipëri të transmetoheshin si diasporë kur nuk ishin diasporë? Dhe të mos dilnin hapur. Pse e fshehu këtë të vërtetë Vetëvendosja? 10-15 mijë janë jo vetëm ndërhyrje në punët e brendshme, por është akti më antikombëtar dhe më antishqiptar që bëhet. Shqipëria është vend Sovran, po ashtu Kosova, Mali i Zi dhe juridiksioni i cdo qytetari është brenda territorit të vet.
Që ditën e tretë në protestë është ‘Rama n’burg, Berisha n’burg! Qeveri teknike’, a ka të drejtë ligjore një person që nuk ka të drejtë ligjore për të zgjedhur të kërkojë ndryshimin e qeverisë? Pra, këtij kosovari që erdhi me c’të drejtë futet në një protestë dhe kërkon rrëzimin e qeverisë? Në cdo vend të botës, të drejtën për ndryshimin e qeverisjes e ka ai që voton. Nëse do kishim cështjen e UCK, unë dola në protestë se mbroja një cështje kombëtare. Pra në një cështje kombëtare, pranoj që të jenë edhe shqiptarët e Malit të Zi, edhe të Kosovës, edhe të Maqedonisë, tani unë pyes qeveria shqiptare, cështje kombëtare është? Qeveria shqiptare, është cështje e jona, që e zgjedhim. Dhe për sa kohë është e jona, nuk ka të drejtë askush ta rrëzojë, edhe BE nuk e merr përsipër një gjë të tillë, as SHBA, por thotë është vullneti I popullit shqiptar. Ndërkohë ca po ndodh? Po na vijnë disa që thonë Shqipëria është edhe e imja! Nëse greku na sulmon ne, kjo po është cështje kombëtare dhe do bashkohemi. Në Shqipëri po abuzohet me lirinë e fjalës. Dhe shërbimet kanë futur duart aq keq në Shqipëri sa unë nuk e di kur do nisë ndarja e këtyre që janë patriotë dhe që ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë, dhe atyre që vijnë në Shqipëri për të destabilizuar politikisht Shqipërinë. Kjo duhet ndarë!”

