Kjo është Migena Topi, 46-vjeçarja që humbi jetën në Liqenin e Thatë

Publikuar me datë:

Është identifikuar Migena Topi, 46 vjeçarja, që u gjet e pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në liqen.

Burime bëjnë me dije se fillimisht policia është njoftuar nga banorët e zonës për një automjet të lënë pranë liqenit për rreth 30 minuta. Efektivët kanë shkuar në vendngjarje dhe, pasi nuk kanë gjetur drejtuesen e mjetit, kanë nisur verifikimet përmes kamerave të sigurisë.

Nga këqyrja e pamjeve është konstatuar se 46-vjeçarja, e cila banonte pranë zonës, kishte lënë automjetin dhe disa sende personale, përfshirë telefonin celular dhe ilaçe.

Sipas hetimeve paraprake, gruaja ka qëndruar për disa minuta pranë liqenit dhe më pas është futur në ujë. Menjëherë janë njoftuar polumbarët, të cilët pas rreth 45 minutash kërkime kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Me tre autobusë në qarkullim, transporti urban në Shkodër përballet me sfidën e vapës

Transporti urban mbetet një nga alternativat më të përdorura...

Fenomeni Spiropali/ Tre pikat që sfidojnë Ramën

Nuk qëndroi gjatë në heshtje dhe Elisa Spiropali foli...

Greqi/ 4 deputetë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane

Zyra e Prokurorit Evropian në Athinë ka ngritur akuza...

Skrapar/ Masakër mjedisore, firma rrafshon pyllin pa damkosur pemët

Një masakër mjedisore po ndodh në malin e Sevranit...