Ilir Daja bën mrekullinë, Dinamo eliminon Astanën me një fitore të madhe 4-1

Publikuar me datë:

Dinamo e Tiranës ka realizuar një nga mbrëmjet më të mëdha europiane në historinë e saj. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka bërë mrekullinë në Kazakistan, duke përmbysur rezultatin ndaj Astanës dhe duke siguruar kualifikimin në turin e dytë të Conference League.

Kryeqytetasit zhvilluan një paraqitje të jashtëzakonshme në transfertë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-1 dhe duke përmbysur disavantazhin e krijuar në ndeshjen e parë. Një reagim karakteri nga skuadra blu, që nuk u dorëzua përballë një prej kundërshtarëve më të vështirë të këtij raundi.

Me një organizim perfekt taktik dhe një mentalitet të fortë, Dinamo dominoi sfidën në Kazakistan dhe shkroi një tjetër kapitull të rëndësishëm në aventurën europiane. Ilir Daja dhe të tijtë tashmë vijojnë rrugëtimin në Conference League, me ëndrrën për të shkuar sa më larg në kompeticion.

Një natë magjike për futbollin shqiptar dhe një sukses që konfirmon forcën e Dinamos në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...