Autori i sulmeve të armatosura që ndodhën këtë të enjte në provincën Afyonkarahisar të Turqisë është arrestuar. Ai u kap në Eskisehir, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8 pasi i plagosuri i fundit ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të prefekturës së Eskisehirit, i dyshuari u identifikua dhe u ndalua nga një operacion i përbashkët mes xhandarmërisë dhe policisë.
Autoritetet reaguan pas një telefonate të mbërritur në qendrën e urgjencës 112, duke gjetur tre viktima në fshatin Agiazini dhe tre të tjerë pranë fshatit Kigir.
Në fshatin Yukaritandir, dy gra u gjetën të plagosura, të cilat më vonë humbën jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Prefektura e Afyon Karahisar bëri të ditur se institucionet përkatëse po vazhdojnë veprimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen.
Pasi kreu vrasjet, i dyshuari u largua fillimisht duke rrëmbyer një automjet në rrugën që lidh lagjen Seytigazi me lagjen Ciftelier, në provincën Eskisehir.
