Pasditen e sotme, në Çërrilë të Mallakastrës është rindezur një vatër zjarri, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të pyllit me pisha.
Zjarri ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, teksa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës për të ndërhyrë në fikjen e flakëve. Në operacion janë angazhuar 4 automjete zjarrfikëse, 30 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe 20 punonjës nga bashkia.
Në terren, ndërhyrja po bëhet e vështirë për shkak të relievit të thyer. Si rezultat i kërkesës për ndihmë ajrore, në zonë është dërguar edhe një helikopter që do të asistojë në shuarjen e zjarrit.
Vatra e zjarrit fatmirësisht ndodhet në distancë nga zonat e banuara.

