Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës/ Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ferit Hoxha, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, lajmëroi përmes rrjetit social X se mes Luksemburgut dhe Tiranës do të hapet një linjë e re fluturimesh direkte, të ofruara nga kompania ajrore Luxair.

Hoxha e cilësoi ardhjen e Luxair si një lajm shumë pozitiv për vendin, duke theksuar rëndësinë e pranisë së një tjetër kompanie ajrore nga Evropa në Shqipëri.

“Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë”, shkruan Hoxha.

Sipas ministrit, kjo linjë e re ajrore do të sjellë më afër qytetarët, bizneset dhe komunitetet e të dy vendeve, duke forcuar lidhjet përkatëse.

Ministri Hoxha kishte vizituar selinë e kompanisë Luxair më 21 prill të këtij viti. Gjatë takimit me CEO-n e Luxair, Gilles Feith, u diskutua konkretisht mundësia për të hapur fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe