Ukrainë/ Sulm rus në një qendër tregtare, 4 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Një sulm me raketa nga forcat ruse ka goditur një qendër tregtare të vendosur në qendër të Pavlohradit, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, duke shkaktuar viktima dhe duke lënë dhjetëra persona të plagosur. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ivan Vyhivskyi, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në mesditë, në një kohë ku zona ishte e mbushur me kalimtarë.

“Rusët goditën një qendër tregtare në qendër të Pavlohradit. Në mes të ditës, kur kishte shumë njerëz në rrugë”, shkroi Vyhivskyi në Telegram.

Kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganzha, konfirmoi se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën katër persona, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar mbi 60.

Mes të plagosurve gjenden edhe tre fëmijë të moshave 13, 14 dhe 15 vjeç. Autoritetet ukrainase dënuan ashpër këtë sulm, teksa ekipet e emergjencës po vijojnë punën për ndihmë dhe shpëtim në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe