Tensione para Kryeministrisë/ Edison Lika dhe Dritan Goxhaj shoqërohen në polici pas refuzimit të gjobave, qytetarët bllokojnë furgonin policor

Jehona e tensioneve u ndje mbrëmjen e së mërkurës gjatë protestës para Kryeministrisë, ku policia shoqëroi Edison Likën dhe Dritan Goxhajn, dy nga pjesëmarrësit në tubim.

Të arrestuarit kanë kundërshtuar shoqërimin, duke deklaruar se autoritetet kishin dijeni paraprakisht për protestën.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ndërhyrja e policisë erdhi pas një debati mes efektivëve dhe protestuesve, të cilët refuzuan të pranonin fletën e gjobës që iu ishte vendosur.

Qytetarë të tjerë u mblodhën pranë furgonit të policisë, duke u përpjekur të ndalojnë largimin e dy të shoqëruarve.

Më herët gjatë ditës, studentët kishin organizuar një marshim që nisi pranë Universitetit Politeknik, kaloi përmes Fakultetit Ekonomik dhe Ministrisë së Arsimit, ku protestuan për disa orë përpara se të zhvendoseshin përpara Kryeministrisë.

Protesta vazhdon ende në kryeqytet, ndërkohë që ndalimi i dy protestuesve ka shtuar më tej tensionin mes pjesëmarrësve dhe forcave të rendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe