Lirohet ish-administratori i Universitetit Bujqësor/ Edmond Tërthorja në masën “detyrim paraqitje”

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme ka hequr masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për ish-administratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës Edmond Tërthorja.

Trupa gjykuese, e përbërë nga Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Besmir Stroka, pranuan kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë në detyrim paraqitje.

Tërthorja është i detyruar me vendim gjykate të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit të hënën e parë të çdo muaji në orën 10.00.

Në shkurt të këtij viti, SPAK dha pretencën për Edmond Tërthoren dhe të pandehurit e tjerë, duke kërkuar 3 vite burg, dënim i cili zbret në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe ti hiqet drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ky i fundit dhe zyrtarë të tjerë të Universitetit Bujqësor të Tiranës akuzohen se abuzuan me disa procedura prokurimi përmes falsifikimit të akteve me qëllim fryrjen e fondeve limit dhe paracaktimin e fituesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...