FIFA u jep më shumë ‘fuqi’ arbitrave në Botëror

Publikuar me datë:

FIFA po vlerëson një rritje të fuqisë së arbitrave në fushë, në prag të Botërorit.

Qëllimi është për të reduktuar mbajtjet mes lojtarëve dhe rrëmujat në zonën e rreptësisë, kur topi nuk është futur ende në lojë.

Pra, kërkohet më shumë rregull në situatat më kaotike, me një linjë të ashpër që u është komunikuar trajnerëve të 48 kombëtareve pjesëmarrëse.

Sipas britanikes “The Times”, përgjegjësit e arbitrave po diskutojnë edhe mundësinë për të ndëshkuar në mënyrë më të ashpër skuadrat që veprojnë në bllok dhe mbajnë kundërshtarin në rastet e goditjeve të këndit dhe të dënimit.

Mes hipotezave është edhe ajo e akordimit të një goditjeje dënimi në favor të skuadrës që sulmon, kur një korne pengohet nga një faull preventiv.

“International Football Association Board” (IFAB), organi që merret me modifikimin e rregulloreve, do ta shohë me kujdes këtë çështje, por nuk mund të bëjë ndryshime para turneut.

FIFA në anën tjetër mund të ndërhyjë në kohë për të evituar faktin që faza finale e Botërorit të kushtëzohet nga episode kontroverse.

Trajnerët janë qartësuar mbi interpretimin që do të bëjnë arbitrat: tolerancë e reduktuar ndaj bllokimit të portierit dhe vendime më të ashpra në rastet e rrëmujave gjatë goditjeve standarde.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...