Velipoja, më shumë plazhe publike, çmime të kontrolluara

Publikuar me datë:

Plazhi i Velipojës pritet të ketë disa ndryshime pozitive gjatë këtij sezoni turistik. Mbi 30% e vijës bregdetare do të jetë plazh publik pa pagesë, ndërsa po vendosen edhe 4 plazhe ekonomike të menaxhuara nga Bashkia Shkodër, ku çadra dhe shezlonët do të kushtojnë jo më shumë se 500 lekë.
Ndërkohë, edhe në plazhet private do të ketë çmime konkurruese, me tavan maksimal jo më shumë se 900 lekë.
Në këto zona po vendosen pedana aksesi, tualete publike, sinjalistikë orientuese dhe shërbime të tjera për pushuesit.
Në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Turizmit në qarkun e Shkodrës, nga përfaqësuesit e menaxhimit të bregdetit u raportua se janë dhënë 42 leje për shfrytëzimin e plazhit në Velipojë, ndërsa procesi vijon dhe po mbikëqyret nga Bashkia Shkodër.
Operatorët turistikë duket se janë në përgatitjet e fundit për nisjen e sezonit, ndërsa problematikë edhe këtë vit mbetet mungesa e fuqisë punëtore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...