Ndodh në Indi/ 2 vjet pa 5G, banorët lidhin me kabllo teknikun që shkoi të rregullonte sinjalin

Publikuar me datë:

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Indisë, ku banorët, të irrituar nga mbulimi i dobët me 5G, raportohet se kanë lidhur me kabllo një teknik që kishte ardhur për të zgjidhur problemin e rrjetit.

Mediat lokale identifikuan punëtorin si Aditya Ban Singh, i cili u gjet i lidhur me kabllo pranë një antene të telefonisë celulare në fshatin Hardauli, në distriktin Fatehpur të shtetit Uttar Pradesh.

Sipas policisë, tekniku u bë objekt i zemërimit të komunitetit për shkak të vështirësive të vazhdueshme të lidhjes. Banorët ishin të revoltuar nga fakti që paguanin për 5G prej më shumë se dy vitesh, por ishin të detyruar të përdornin një rrjet të paqëndrueshëm 4G.

Reagimi i banorëve erdhi pas shumë ankesave të përsëritura, duke theksuar se nuk ishte marrë asnjë masë për përmirësimin e sinjalit në zonë.

Burime lokale bëjnë të ditur se kur Singh mbërriti për të kontrolluar rrjetin, banorët e rrethuan dhe në shenjë proteste e lidhën me kabllo tek antena private e kompanisë së telekomunikacionit.

Madje, ai është kërcënuar se nuk do të lirohet derisa përgjegjësit e kompanisë së telefonisë të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen. Pas pak kohe, tekniku është lënë i lirë.

Po sipas raportimeve, pesë persona po përballen me akuza për ndalim të paligjshëm dhe prishje të rendit publik.

Rasti u bë i njohur pasi një video e Singh-ut të lidhur u përhap gjerësisht në internet dhe arriti deri te autoritetet lokale.

Gazeta Times of India citoi shefin e policisë së Fatehpurit, Abhimanyu Manglik, i cili deklaroi: “Banorët pretenduan se zona kishte pasur probleme me mbulimin e telefonisë celulare, veçanërisht shërbimet 5G, për gati dy vjet, pavarësisht faktit se atje ishte instaluar një antenë private telekomunikacioni.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related