Kryebashkiakja Memaj godet socialistët: Politikanë pa vizion

Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Partisë Socialiste për riorganizimin administrativo-territorial, duke kundërshtuar planin për shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Në një reagim në rrjete sociale, Memaj e cilëson vendimin si të pajustifikuar dhe akuzon socialistët se po marrin vendime pa vizion për të ardhmen e pushtetit vendor.

Sipas saj, ndryshimi i emrit të bashkisë në “Dimal” në vitin 2021 ishte rezultat i një procesi të gjatë konsultimi me qytetarët, i cili synonte krijimin e një identiteti të fortë historik dhe ekonomik për zonën, dhe se shkrirja e kësaj bashkie sipas saj, nuk i shërben komunitetit.

Sipas Memajt, Bashkia Dimal duhet të vijojë të funksionojë si njësi vendore më vete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe