Sezoni i ri politik duket se ka nisur shumë përpara afateve të zakonshme, duke u zhvilluar në një gusht të mbushur me kriza të thella ekzistenciale për vendin. Nga djegia masive e pyjeve, rënia ekonomike dhe emergjenca e mbetjeve urbane, panorama e përditshme në Shqipëri paraqitet më alarmante se kurrë.
Deputeti i PD Arian Ndoja gjatë një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, tha se, vihet re një mungesë totale efiçence e të gjitha strukturave shtetërore dhe ligjzbatuese. Zjarrvëniet e qëllimshme po shkatërrojnë territorin, ndërkohë që autorët mbeten të paidentifikuar. Skandali thellohet më tej me gjendjen e mjerueshme të shërbimit zjarrfikës, pajisjet e të cilit datojnë që në vitet ’70. Dorëheqja e fundit e ish-kreut të këtij shërbimi komentohet gjerësisht jo thjesht si një largim nga detyra, por si një denoncim i fortë i mungesës së infrastrukturës. Ekspertët sugjerojnë se një investim prej më pak se 50 milionë eurosh do të mjaftonte për helikopterë dhe avionë zjarrfikës, një shumë kjo që mbetet në hije përballë abuzimeve të pretenduara me tendera miliona eurosh, të cilat kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të SPAK-ut.
Nga ana tjetër, pasiguria po arrin majat me ngjarjet e rënda kriminale, si ajo e fundit në Shkodër. Institucionet shtetërore dhe policia duket se janë kthyer në thjesht raportues apo kronikanë ngjarjesh, duke dështuar plotësisht në mekanizmat parandalues. Puna bëhet vetëm pas traumës, kur pasojat janë tashmë fatale.
Flavio Qarri: Tani, besoj ky gusht ka qenë gusht përgatitjesh më shumë se gusht pushimesh, mbi të gjitha për shkak të sasisë së jashtëzakonshme të hollësishme të temave të cilat prekin politikën por dhe rëndësisë gati ekzistenciale që ato kanë. E kam fjalën këtu si nga reforma territoriale po deri te përgjigjet e mbrëmshme të Arben Ahmetajt. Dhe në mes është një jetë e tërë parlamentare që është gati në diskutim, duket sikur po vijmë pas zgjedhjeve, jo si pas një viti dhe një gushti të zakonshëm.
Arian Ndoja: Po, e vërtetë. Në fakt jemi para tre blloqe problemesh. Situata aktuale që kalon vendi, kjo është normale, është në vazhdim edhe është djegia masive e pyjeve, rënia e ekonomisë që e shihni vetë, tre problemet kryesore. Situata me mbetjet urbane që është gjithëkund në Shqipëri. Pra kjo është situata më alarmante, më e prekshmja, më e përditshmja. Ajo që ju thatë përsa i përket jetës parlamentare dhe politike, ka të bëjë me aksionin politik ku ju e keni parë që Partia Demokratike gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar, qoftë me program, qoftë me ide, qoftë me denoncime dhe me riorganizimin e saj, me sekretariatet, departamentet e reja, si dhe në aspektin ndërkombëtar me punën që duhet të bëjë Partia Demokratike në raport me partnerët. Që e dëshmon edhe vizita e fundit e kryetarit të partisë…
Flavio Qarri: Po vijmë me një sukses të fortë.
Arian Ndoja: …në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga partnerët kryesorë, aleatët tanë kryesorë edhe si vend por edhe si Parti Demokratike. Nga ana tjetër është dhe jeta parlamentare dhe zhvillimet politike, përveç Partisë Demokratike, përtej gjithë spektrit popullor, qytetar i cili është përfshirë në një angazhim politik siç është protesta, po dhe në parlament në mënyrë të përfaqësimit parlamentar të atyre votave që ne kemi marrë. Po në fakt, edhe përtej atyre votave, të atyre që nuk kanë dalë për të marrë pjesë në votime e janë shqiptarë të cilët janë të zhgënjyer nga politika ose nga kjo lloj keqqeverisje. Tani po t’i marrim me radhë, problemet e para kryesore i shikoni të gjithë, për mua çfarë shikohet? Shoh një mungesë efiçence totale të të gjitha strukturave ligjzbatuese. Së pari, tek zjarret, përsa i përket identifikimit, gjetjes së autorëve.
Nuk është e pamundur të mbulohet territori dhe të mos gjenden zjarrvënësit, duket që janë zjarrvënie të qëllimshme. Situata tejet kaotike. E dyta, është problemi që nuk funksionojnë strukturat. Qofshin këto të zjarrfikësve. Pra, kam parë me vëmendje atë dorëheqjen e ish-kreut të zjarrfikësve. Çfarë do të thotë ajo? Nuk është dorëheqje e thjeshtë e një zyrtari, e një drejtori të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës, por është dorëheqja e një punonjësi të shtetit…
Flavio Qarri: Është akt denoncimi i fortë…
Arian Ndoja: Po është, është akt denoncimi i fortë. Pse duhet ta kalojmë prapë kulturën e përgjegjësisë tek një individ i caktuar kur mungojnë të gjithë kushtet infrastrukturore. Pra e para duhen zjarrfikëset, duhen ata helikopterët, duhen ato avionët për shuarjen e zjarreve, të cilat po t’i bësh të gjitha bashkë ne kemi kërkuar dhe në parlament, nuk e kalojnë shumën prej 50 milionë eurosh që është bërë të paktën me tunelin e Llogarasë një “abuzim” siç pretendohet edhe duhet të hetohet nga SPAK-u.
Së dyti, kemi faktin që gjatë gjithë kohës nuk bëhet punë as me sigurimin e pritave, as me sigurimin e kushteve, rrethanave, rrugëve, krijimit të infrastrukturës për të ndërhyrë në një rast evident. Pra kjo nuk është një punë që vetëm kur ndodh, me zgjidhjen e pasojës. Kjo është një punë e cila në mënyrë sistematike të gjithë organet ligjzbatuese duhet të funksionojnë, që kur të vijë ajo dita, pra rasti i mundshëm, eventual i të ardhmes, strukturat të jenë gati dhe dinë të përgjigjen. As nuk hyhet dot me rrugë, vetëm nga ajri, nga ajri s’kemi mjete, atëherë çfarë do bëjnë zjarrfikëset?
Zjarrfikëset janë të viteve ’70 në shumë rrethe të vendit, në shumë bashki e të tjera me radhë. Pastaj kalojmë tek pjesa tjetër.
Pra çfarë nuk bën shteti edhe si e paraqet atë. Pjesa tjetër është policia. Çfarë bën policia? Kaq e pamundur është që të gjenden autorët e zjarrvënieve? Kaq e pamundur.
Flavio Qarri: Ne s’po gjejmë autorët e vrasjeve zoti Ndoja, jo më të zjarrvënësve. Se edhe sot dita ka nisur me një tjetër ngjarje të rëndë në Shkodër.
Arian Ndoja: Do dalim dhe te vrasjet, dhe te ngjarjet e fundit. Me pak fjalë ne, shumica e njerëzve sot po kryejnë atë që bëni ju me shumë sukses, detyrën e gazetarit, kronikanit, raportimit në terren. Pra ne thjesht raportojmë ngjarjen. Ne nuk marrim asnjë masë për ta parandaluar ngjarjen. E kanë detyrë funksionale shumë nga agjencitë dhe institucionet e këtij shteti që të parandalojnë, të krijojnë struktura, të krijojnë mekanizma, strategji, që një ngjarje të mos ndodhë. Jo thjesht post-trauma, se si rregullojmë traumën pasi ka ndodhur një ngjarje. Megjithatë, unë…

