FOTO/ Ky është Ylber Luli, 24-vjeçari që humbi jetën pas të shtënave me armë në Shkodër

Personi që shihni në foto është Ylber Luli, 24 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një konflikti me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj 63-vjeçarit Qamil Luli dhe djalit të tij, Ylber Luli.

Të dy babë e bir mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 24-vjeçari Ylber Luli nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Gjatë konfliktit mbeti i plagosur edhe Andri Vulaj, i cili dyshohet se u qëllua me thikë. Ai u transportua në spital dhe më pas u kap dhe u shoqërua nga shërbimet e Policisë.

Në vendngjarje, Policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe