Ronaldo: “Synimet i kam të qarta. Nuk iki nga Portugalia, po shijoj futbollin”

Publikuar me datë:

Cristiano Ronaldo, në moshën 41-vjeçare, vazhdon të mbajë veshur fanellën e Kombëtares së Portugalisë. Sot, kapiteni i luzitanëve u paraqit para gazetarëve në konferencën zyrtare për shtyp, në prag të ndeshjeve të ardhshme të skuadrës në Ligën e Kombeve.

“Nuk mendoj se kam folur ndonjëherë me kaq shumë njerëz më parë… Synimi im është i dyfishtë: goli i 1000-të dhe fitimi i Ligës së Kombeve. Është një epokë e re dhe duhet ta vlerësojmë punën që bëri trajneri Roberto Martinez në një vend tjetër, pavarësisht kritikave me të cilat u përball. Tani kemi trajnerin Zhorge Zhezus, të cilin të gjithë e njohin dhe jam i sigurt se gjërat do të shkojnë mirë.

Kritikat? Nuk mund të jem plotësisht i sinqertë pasi duhet të jem politikisht korrekt. Zakonisht them se jam pritur gjithmonë mirë, por ky ishte një nga vitet kur ndjeva më shumë dashuri. E kuptoj që ka njerëz në media që përpiqen të më vrasin, por vetëm me çifte. Edhe atëherë, unë i shmangem plumbit. Por jam mësuar që njerëzit të mos më pëlqejnë, edhe pse nuk mund ta kontrolloj këtë. Fakti që disa njerëz nuk më pëlqejnë, nuk ndikon tek unë.

Tërheqje? Nuk e di, do të doja ta dija përgjigjen, por nuk e di. Mësova të jetoj në të tashmen kur isha në fillim të të tridhjetave, kështu që nuk e di, por është shumë e mundur që ky të jetë viti im i fundit. Do t’ju njoftoj kur të jetë ndeshja ime e fundit.

Euro 2028? Po mendoj vetëm për të tashmen. E di që shumë njerëz duan që unë të largohem që tani, por motivimi im vjen nga njerëzit që duan të vazhdojnë të më shohin duke luajtur.

1000 gola? E di që do ta arrij, por nuk është një fiksim. Pjesa tjetër ka të bëjë me shijimin e lojës, por po, dua vërtet ta vendos atë rekord”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Presidenti i Argjentinës shpërthen ndaj OKB-së: “Organizatë e padobishme që mban gjallë burokracinë”

Presidenti ultraliberal i Argjentinës, Javier Milley, ka ndërmarrë një...

Itali/ Shkërmoqet organizata kriminale, gjenden 3.2 milionë euro të fshehura brenda mureve të një shtëpie

Gjatë një operacioni kundër një grupi kriminal të dyshuar për lidhje me mafien në afërsi të Napolit, policia italiane ka gjetur 3.2 milionë euro (rreth 3.6 milionë dollarë) të fshehura brenda mureve të një banese. Sasia e madhe e parave, e cila përbëhej kryesisht nga kartëmonedha 50-euroshe të mbështjella me plastikë, u zbulua kur oficerët […]

Tifozët e Vllaznisë të ndarë në dy kampe, për protestë apo mbështetje për kuqeblutë?

Aktualisht, tifozeria e Vllaznisë po përballet me një ndarje...