Blue Borgo dhe vendimi i GJKKO-së/ Gener 2 kundërshton akuzat: “Drejtësia nuk bëhet me tituj mediatikë”

Publikuar me datë:

Pas vendimit të GJKKO-së për çështjen e banorëve të Rrjollit dhe projektit turistik “Blue Borgo”, ka reaguar kompania Gener 2, e cila është investitore në këtë projekt.

Përmes një deklarate publike, kompania sqaron se vendimi i gjykatës duhet parë në kuadër të procedurave të drejtësisë dhe, sipas saj, nuk mund të interpretohet si vërtetim i pretendimeve të ngritura nga banorët.

Gener 2 kundërshton mënyrën se si vendimmarrja e gjykatës është pasqyruar në disa raportime, duke argumentuar se përgjegjësitë ligjore mund të përcaktohen vetëm përmes provave dhe dokumentacionit të administruar në proces.

Kompania shprehet gjithashtu kundër asaj që e konsideron përdorim politik apo mediatik të një procedure në zhvillim, duke theksuar se akuzat e pakonfirmuara nuk duhet të paraqiten si përfundime të institucioneve të drejtësisë.

“Drejtësia zhvillohet mbi prova, dokumente dhe procedura ligjore, jo mbi tituj mediatikë apo deklarata politike”, thuhet në reagimin e Gener 2.

Kompania deklaron se është e gatshme t’u nënshtrohet verifikimeve institucionale dhe se disponon dokumentacionin dhe lejet përkatëse për projektin. Në deklaratë përmendet konkretisht Leja e Ndërtimit nr. 360/1, datë 15.01.2026, e miratuar në bazë të Vendimit nr. 39 të KKT-së, datë 17.12.2024.

Në fund, Gener 2 shprehet se do të respektojë çdo veprim të institucioneve të drejtësisë, ndërsa paralajmëron se do të mbrojë reputacionin, investimin dhe të drejtat e saj përballë çdo pretendimi që, sipas kompanisë, bëhet jashtë procedurave institucionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dyshohet se furnizonte grupet shqiptare me kokainë/ Arrestohet në Rusi shqiptari Shpëtim Aliu

Salvatore, i njohur gjithashtu si Shpëtim Aliu, është kapur...

Presidenti i Argjentinës shpërthen ndaj OKB-së: “Organizatë e padobishme që mban gjallë burokracinë”

Presidenti ultraliberal i Argjentinës, Javier Milley, ka ndërmarrë një...

Ronaldo: “Synimet i kam të qarta. Nuk iki nga Portugalia, po shijoj futbollin”

Cristiano Ronaldo, në moshën 41-vjeçare, vazhdon të mbajë veshur...