Presidenti i Argjentinës shpërthen ndaj OKB-së: “Organizatë e padobishme që mban gjallë burokracinë”

Publikuar me datë:

Presidenti ultraliberal i Argjentinës, Javier Milley, ka ndërmarrë një kritikë të ashpër ndaj Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke e përshkruar këtë institucion si një “organizatë të padobishme që shërben vetëm për të ushqyer një kastë parazitësh të maskuar si burokratë me qëllime të mira”.

“Ata që duhet të garantojnë sigurinë kolektive dhe të drejtat e njeriut kanë dështuar në misionin e tyre dhe, në vend të kësaj, kanë lejuar kaosin, dhunën dhe terrorizmin ndërkombëtar”, u shpreh Milley, i cili njihet si aleat i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, gjatë kritikave të tij – të njëjtat që i ka artikuluar dhe më parë për rolin e OKB-së.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme, presidenti argjentinas akuzoi OKB-në se “po mbyll sytë” ndaj pretendimit të kahmotshëm të vendit të tij për sovranitetin mbi Malvinat, ose Ishujt Falkland, ujërat e të cilëve janë të kontestuara mes Argjentinës dhe Britanisë. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për qasjen e OKB-së ndaj Inteligjencës Artificiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ronaldo: “Synimet i kam të qarta. Nuk iki nga Portugalia, po shijoj futbollin”

Cristiano Ronaldo, në moshën 41-vjeçare, vazhdon të mbajë veshur...

Itali/ Shkërmoqet organizata kriminale, gjenden 3.2 milionë euro të fshehura brenda mureve të një shtëpie

Gjatë një operacioni kundër një grupi kriminal të dyshuar për lidhje me mafien në afërsi të Napolit, policia italiane ka gjetur 3.2 milionë euro (rreth 3.6 milionë dollarë) të fshehura brenda mureve të një banese. Sasia e madhe e parave, e cila përbëhej kryesisht nga kartëmonedha 50-euroshe të mbështjella me plastikë, u zbulua kur oficerët […]