Selman Bardhi, këmbësori që u godit nga një makinë mbrëmjen e së hënës në Mëngël të Elbasanit, ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra. Sipas informacioneve të raportuara, shoferi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe deri tani nuk është arritur identifikimi apo ndalimi i tij.
Ngjarja u shënua pranë ish-Parkut të Rezervave të Shtetit, ku i moshuari po ecte në këmbë kur u përplas nga automjeti. Viktima u dërgua në spital në gjendje kritike, por nuk arriti të mbijetonte.
Forcat e policisë po vijojnë punën për të identifikuar dhe vënë në pranga drejtuesin e makinës, ndërsa vijon hetimi për të përcaktuar të gjitha rrethanat e aksidentit.
