Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Zef Gjini, mjeshtri shkodran i punimit artistik të drurit

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare Zef Gjini, një prej emrave të njohur të artizanatit shkodran, i vlerësuar për mjeshtërinë e tij në punimin artistik të drurit.

Për më shumë se pesë dekada, Gjini ia kushtoi jetën këtij profesioni, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës së artizanatit shqiptar. Gjatë karrierës së tij ai shërbeu si kryeinxhinier i Ndërmarrjes Artistike të Shkodrës, ndërsa drejtoi edhe Shoqatën e Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë.

Për veprimtarinë dhe kontributin e tij, Zef Gjini ishte nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”. Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk në artizanatin shkodran dhe në trashëgiminë kulturore të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe