Armir Grima takon kryebashkiakun e Pukës, Rrok Dodaj, diskutime për zhvillimin e futbollit dhe mbështetjen e talenteve të reja

Publikuar me datë:

Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grima, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, ku në qendër të diskutimeve ishte e ardhmja e futbollit në këtë zonë, me fokus të veçantë te ekipet e moshave.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër dhe pushtetit vendor për të nxitur përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në sport, si dhe për të identifikuar e mbështetur talentet e reja.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte infrastruktura sportive, ku u evidentua nevoja për ndërtimin e fushave të reja dhe përmirësimin e terreneve ekzistuese, në mënyrë që të rinjtë të kenë kushte më të mira për stërvitje dhe zhvillim.

Bashkëpunimi mes dy institucioneve synon zgjerimin e aktivitetit futbollistik në Pukë dhe krijimin e më shumë mundësive për brezat e rinj, duke e kthyer investimin në sport dhe infrastrukturë në një mbështetje për të ardhmen e futbollit në këtë zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related