Hita në Konferencën Evropiane të Policisë: Forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar kundër krimit

Publikuar me datë:

Skënder Hita, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ishte i pranishëm në Konferencën Evropiane të Drejtuesve të Policisë, një event strategjik i mbajtur në Hagë nën organizimin dhe koordinimin e EUROPOL-it. Në këtë tubim u mblodhën drejtues të lartë të agjencive të zbatimit të ligjit nga 59 shtete, së bashku me përfaqësues të 15 organizatave ndërkombëtare.

Kjo pjesëmarrje nënvizon angazhimin e Policisë së Shtetit shqiptar për të qenë një faktor aktiv në sigurinë evropiane dhe për të adresuar sfidat e reja që ka rajoni në këtë fushë.

Mbi 500 drejtues policie dhe delegatë nga 59 vende dhe 15 organizata ndërkombëtare u bashkuan në këtë Konferencë, e cila i kushtoi vëmendje të veçantë domosdoshmërisë së unifikimit të strategjive dhe koordinimit të burimeve përballë kërcënimeve globale dhe kriminalitetit të kohës moderne.

Diskutimet kryesore të Konferencës u fokusuan te parandalimi i radikalizimit dhe adresimi i sfidave të reja të sigurisë, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të integruar dhe të koordinuar për t’i përballuar këto sfida.

Në këtë kontekst, u vu në pah roli i strukturave të sigurisë dhe rëndësia e punës së tyre si një barrierë thelbësore kundër lëvizjes dhe zgjerimit të grupeve kriminale, si dhe në goditjen e krimit ndërkufitar.

Një tjetër pikë diskutimi ishte ndikimi i dyfishtë i zhvillimeve teknologjike: nga njëra anë, teknologjia i ka ofruar agjencive të zbatimit të ligjit mundësi të reja për analiza dhe hetime më të shpejta dhe efikase; nga ana tjetër, po kjo teknologji ka ndihmuar krijimin e fenomeneve të reja kriminale, duke lehtësuar shfaqjen dhe zhvillimin e formave të reja të kriminalitetit, shpesh përtej kufijve tradicionalë.

Lidhur me këtë temë qëndrore, u nënvizua nevoja për të forcuar bashkëpunimin ndërsektorial midis Policisë, sektorit financiar dhe platformave teknologjike, për të parandaluar dhe luftuar më me efikasitet mashtrimet online.

Konferenca, e cila u zhvillua nga 28 deri më 30 shtator, kishte për synim të theksonte rëndësinë e bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët ndërkufitar përballë sfidave të reja të sigurisë.

Për Policinë e Shtetit shqiptar, pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë event me ndikim të lartë ndërkombëtar është një mundësi për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të avancuar kapacitetet në analizën strategjike, në funksion të luftës kundër krimit dhe sigurimit të një mjedisi më të sigurt për qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka hapur një hetim lidhur me...

“Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

Përplasjet me trajnerin kanë çuar Cristiano Ronaldo-n drejt një...

Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

Gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste ku komentoi rastin...