Gjykata e Lartë konfirmon dënimin me 12 vite burg për Francesco Becchettin

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Apelit që dënon biznesmenin italian Francesco Becchetti me 12 vite burg.

Kjo masë e re dënimi konfirmon uljen prej 5 vitesh nga dënimi fillestar, i cili ishte 17 vite heqje lirie.

Becchetti është gjetur fajtor për ndërtimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe për pastrim parash.

Ndaj tij rëndojnë katër akuza penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe