Burgut të Fierit i ushtrohet kontroll, zbulohen sende të ndaluara në ambientet e brendshme

Kontrolle janë zhvilluar në ambientet e burgut të Fierit nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Gjatë kontrolleve, në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit janë gjetur doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit hashash.

Ende nuk ka detaje të plota lidhur me sasinë e lëndës narkotike të gjetur, vendin ku u zbuluan dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë. Pranë rastit pritet të kryhen verifikime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe