PS Shkodër nis organizimin për zgjedhjet e vitit 2027, Karakaçi mbledh strukturat drejtuese

Publikuar me datë:

Partia Socialiste në Shkodër ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Drejtuesi politik i kësaj force në qarkun e Shkodrës, Enea Karakaçi, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese, ku në fokus kanë qenë organizimi i partisë dhe angazhimi për sfidat e ardhshme politike.

Gjatë takimit është diskutuar për përgatitjet për Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Bashkinë Shkodër, platformën për përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, si dhe investimet e parashikuara për qytetin në Buxhetin e vitit 2027.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Karakaçi ka bërë të ditur se puna do të vijojë për realizimin e objektivave të partisë dhe përfaqësimin e prioriteteve të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related