GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci! Për 5 vite i ndalohet mbajtja e funksioneve publike

Gjolek Guci, ish-kryetari socialist i Bashkisë së Memaliajt, është dënuar me 1 vit dhe 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pasi u gjet fajtor për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë në bashkëpunim me të tjerë.

Vendimi u dha të mërkurën, nga një trupë gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, ndaj Gucit fillimisht u dha një dënim prej 2 vitesh burg, por meqë u përdor procedura e gjykimit të shkurtuar, atij iu ul një e treta e masës së dënimit. Kështu, masa përfundimtare e burgut është 1 vit e 4 muaj. Gjithashtu, gjykata vendosi edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike nga Guci për 5 vite.

Për të njëjtën vepër, Edmonda Harizi u shpall gjithashtu fajtore. Ajo fillimisht u dënua me 1 vit burg, mirëpo pas gjykimit të shkurtuar masa u ul në 8 muaj. Edhe asaj iu ndalua të ushtrojë funksione publike për një periudhë pesëvjeçare.

Pala e dënuar ka të drejtë që brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit, ta apelojë çështjen në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe