700 mijë euro të grabitura në Postën e Durrësit, dyshime për grup të strukturuar dhe zyrtarë me imunitet! Dosja kalon në SPAK

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka kaluar tek Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dosjen për vjedhjen e afërsisht 700 mijë eurove nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës.

Hetimi ka nxjerrë dyshime se pas këtij incidenti mund të fshihet një grup i organizuar kriminal. Sipas të dhënave të mbledhura nga prokurorët, në skemën e grabitjes dyshohet të jenë të përfshirë edhe ish-zyrtarë të cilët aktualisht kanë imunitet parlamentar.

Lidhur me këtë rast, autoritetet kishin arrestuar më parë ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefen e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtaren Paola Dana.

Dosja është dërguar tashmë në SPAK për hetime të mëtejshme, bazuar në dyshimet për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal dhe të individëve që mund të mbrohen nga imuniteti parlamentar.

Ndërkohë, për të dyshuarat në këtë çështje, masat e sigurisë që u ishin caktuar janë lehtësuar më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe