Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, përplasen tre makina/ Dy drejtues në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, pranë zonës së Kashtbardhës, duke përfshirë tre makina.

Pas përplasjes frontale, dy nga drejtuesit e mjeteve të përfshira janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesja e automjetit “Fiat” tha se po lëvizte kur një “Benz” tentoi të kryente parakalimin në korsinë që të çon drejt Lushnjës. Sapo “Benz”-i preku makinën e saj, u përplas drejtpërdrejt me një “Ford”, që më pas përfundoi në kanalin anësor të rrugës.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e Policisë së Lushnjës, të cilat mbyllën përkohësisht qarkullimin. Hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe