Favorizoi kompaninë në tenderin e Albcontrol, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

Publikuar me datë:

Ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku tashmë i janë shtuar edhe akuza të reja, ajo e dyshimit për korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme (SPAK) me anë të një njoftimi sot (4 qershor) ka bërë të ditur se Belinda Ballukut i është sekuestruar një vilë luksoze në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro.

Pasuria e sekuestruar është një vilë dykatëshe e tipit “Begonia”, me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë, e ndodhur në Gjilekë të Dhërmiut, në Himarë.

Sipas SPAK-ut, ekzistojnë dyshime se kjo pasuri lidhet me një përfitim të parregullt të kërkuar dhe marrë në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik Eurocol gjatë një procedure prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol.

Hetimet lidhen me procedurën e prokurimit për “Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit mbi 88.6 milionë lekë, si dhe me një shtesë kontrate me vlerë mbi 14.1 milionë lekë.

Sipas prokurorisë, gjatë kohës kur drejtonte Albcontrol-in, Balluku, së bashku me persona të tjerë nën hetim, dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me legjislacionin e prokurimeve publike, duke krijuar avantazhe të padrejta për kompaninë fituese.

SPAK pretendon se përfitimi i dyshuar i parregullt konsiston në vilën e sekuestruar, me një vlerë prej 145 mijë eurosh sipas kontratës së porosisë. Gjithashtu, sipas hetimit, janë përdorur kontrata dhe veprime juridike të dyshuara si fiktive për të fshehur origjinën dhe pronësinë reale të pasurisë.

Sipas SPAK për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, Belinda Balluku ka përdorur ish-futbollistin e Kombëtares, Igli Tare, (i marrë i pandehur ditën e sotme, 4 qershor 2026) dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B. 

“Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024″, thote SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

Auron Rrokaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave,...

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Më 3 qershor, protesta kundër ndërtimit të resortit turistik...

Alarm për monumentet e kulturës në Shkodër: Ndërhyrjet që po deformojnë historinë

Zona muzeale e Shkodrës përfaqëson një nga pasuritë më...

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti...