Emri/ Pjesë e grupit që transportonte drogë nga Brazili e Ekuadori, vetëdorëzohet i shumëkërkuari nga SPAK

Publikuar me datë:

Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi, është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Arrestimi i tij u krye në zbatim të masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar në mungesë nga GJKKO.

Sipas SPAK, Shahini dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që ka vepruar gjatë viteve 2020–2021, i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar se grupi dyshohet të ketë trafikuar në total rreth 8.1 ton drogë, përfshirë kokainë dhe kanabis. Lëndët narkotike transportoheshin nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe vendeve të tjera evropiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në procesin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau

Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, dëshmoi këtë të...