Partia Demokratike ka caktuar Eliona Shkrelin në detyrën e Koordinatores Organizative për Degën e Shkodrës, në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë në nivel vendor.
Vendimi është marrë përmes udhëzimit nr. 9, datë 18 nëntor 2026, të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ku përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorëve organizativë në të gjithë vendin.
Në këtë funksion, Shkreli do të ketë përgjegjësinë e ndjekjes së aktivitetit të strukturave lokale, bashkëpunimit me drejtuesit e degës dhe monitorimit të funksionimit të seksioneve dhe grupseksioneve, si dhe evidentimit të problematikave organizative.
Eliona Shkreli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Më herët, ajo ka mbajtur edhe drejtimin e Degës së Partisë Demokratike në Shkodër.
Caktimi i saj në këtë detyrë vjen në një kohë kur PD po zhvillon procesin e riorganizimit të strukturave të saj në nivel lokal.
