Kreu i Partisë Demokratike në Kurbin, Edmond Shkoza, ka ngritur akuza ndaj punonjësve të administratës së Bashkisë Kurbin, duke pretenduar se ata janë angazhuar në seleksionimin e listave të votuesve, në vend që të kryejnë detyrat për të cilat paguhen nga taksat e qytetarëve.
Përmes një reagimi publik, Shkoza ngre shqetësimin se një aktivitet i tillë, nëse kryhet duke përdorur funksionin publik, burimet institucionale apo duke ushtruar presion mbi zgjedhësit, mund të përbëjë shkelje të ligjit.
Ai u bën thirrje punonjësve të administratës të mos lejojnë përdorimin e institucioneve për interesa elektorale, ndërsa kërkon që çdo rast i tillë të dokumentohet dhe të marrë vëmendjen e institucioneve kompetente.

