Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak para nisjes së protestës të thirrur nga qytetarët në lidhje me çështjen e Zvërnecit.
Qytetarëve u ndalohet të shkojnë drejt ambienteve të Kryeministrisë. Nuk dihet nëse pengesa është bërë me urdhër të Ramës, apo për shkak të ndeshjes në stadiumin Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Ndërkohë edhe qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec.
Me pankarta në duar me mesazhe kundër ndërtimeve dhe thirrje për të anuluar projektet, ata kanë marshuar në qytetin bregdetar.
Ditën e djeshme, gjatë protstës së organizuar në Tiranë, ata i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit, Edi Rama për dialog duke thënë: “Jep dorëheqje nuk ka dialog”.

