Demokratët e Grupseksionit 1 në Shkodër kanë hedhur në tryezë emrat e parë për kandidaturën që mund të përfaqësojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore për Bashkinë Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, mbështetja e këtij grupseksioni është përqendruar te Ted Kopliku, drejtues i Departamentit Brain Gain në PD, dhe ish-kryebashkiaku Bardh Spahia, të cilët janë propozuar me mbështetje pothuajse unanime.
Procesi i konsultimeve pritet të vijojë në grupseksionet e tjera të PD-së në Shkodër. Në përfundim të tij do të përcaktohet emri që do të përfaqësojë demokratët në garën për drejtimin e bashkisë.
