Gentian Sala dorëhiqet nga drejtimi i AKEP, emri i tij i përfshirë në dosjen Agasi-Hyseni?

Gentian Sala ka paraqitur dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë të cilën e mbante prej shkurtit të vitit 2025.

Vendimi i tij për t’u larguar nga drejtimi i këtij institucioni është marrë kohët e fundit dhe është dorëzuar zyrtarisht pranë Kuvendit të Shqipërisë, duke i dhënë fund mandatit të tij në krye të AKEP.

Me dorëheqjen e Salës, institucionet pritet të nisin procedurat për identifikimin dhe emërimin e kreut të ri të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Aktualisht, nuk është bërë publik ndonjë shpjegim zyrtar që të sqarojë arsyet që e kanë shtyrë Salën drejt këtij vendimi.

Ndërkohë, dorëheqja e tij ndodh në një periudhë kur janë shfaqur dyshime për lidhje me hetime të hapura nga organet e drejtësisë, kryesisht në një dosje ku janë përmendur emrat e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe