C.Ronaldo trondit fansat, paralajmëron largimin nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit

Publikuar me datë:

Nuk është ende zyrtar, por fjalët e fundit të C.Ronaldo të lënë të kuptosh se ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit, me legjendën portugeze që ka vendosur t’i jap fund futbollit të luajtur.

Në një intervistë për Vouge, Ronaldo zbuloi se është gati të ndërmarrë këtë hap në karrierën e tij:

“Me shumë mundësi ky është viti im i fundit si lojtar, por dua ta mbyll me futbollin duke lënë pas një karrierë spektakolare. Kam planifikuar gjithçka për të ardhmen. Kam kaq shumë gjëra për të bërë sa e kam të vështirë të them vetëm një. Futbolli mund të lej një boshllëk të madh, dëshiroj ta mbush me gjëra të ndryshme, jo vetëm një. Jam gati të shijoj më shumë veten, të udhëtoj më shumë, të shikoj dhe të luaj Padel, të cilin e dua shumë. Kështu që dua të vazhdoj të shijoj atë që kam fituar… dhe atë që kemi fituar së bashku. Sepse ishin 25 vjet të mbushura me shumë aktivitete të përditshme”, u shpreh Ronaldo i cili këtë vit synon të arrijë një rekord unik, 1 mijë golave në karrierë, aktualisht ndodhen në kuotën e 976 golave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Uji i pijshëm në Malësinë e Madhe, nis aksioni ndaj lidhjeve të paligjshme

Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm në Malësinë...

Lezha kryeson renditjen për investimet publike, Ndreu: Vazhdojmë me më shumë projekte

Bashkia Lezhë është renditur në vendin e parë në...

Nuk ecte më, ndërhyrja në Shkodër i riktheu lëvizjen 37-vjeçares

Një 37-vjeçare ka përmirësuar ndjeshëm gjendjen neurologjike pas një...

Karrige deri në 1,300 euro dhe 2.9 milionë euro shpenzime, ja çfarë planifikon Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar rreth 265 milionë lekë,...