Një i plagosur/ Aksident në Unazën e Madhe në Farkë, përmbyset makina së bashku me një fadromë

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor ka ndodhur në Unazën e Madhe, afër zonës së Farkës.

Informacionet fillestare tregojnë se një automjet dhe një fadromë janë përmbysur në mes të rrugës, duke sjellë bllokimin e qarkullimit. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, dyshohet se një person është lënduar si rezultat i përplasjes dhe përmbysjes së mjeteve.

Menjëherë në vendin e aksidentit kanë mbërritur ekipet e emergjencës mjekësore dhe forcat e Policisë Rrugore. Aktualisht, grupi hetimor po punon për normalizimin e trafikut dhe për të zbardhur në detaje rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related