Georgina Rodríguez ka rrëfyer detaje të veçanta nga dasma e saj me yllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo, duke zbuluar se çifti zgjodhi një ceremoni të thjeshtë, intime dhe vetëm me familjarët, në shtëpinë e tyre në Portugali.
Në një intervistë për “Vogue”, Rodríguez tregoi se në fëmijëri imagjinonte një dasmë madhështore, me një kështjellë, një karrocë luksoze, një fustan të gjatë dhe një kurorë me diamante. Megjithatë, me kalimin e viteve, dëshirat e saj kanë ndryshuar.
View this post on Instagram
A post shared by Pulse Sports (@pulsesportsnigeria)
A post shared by Pulse Sports (@pulsesportsnigeria)
“Kur isha e vogël ëndërroja kështjellën më të madhe, karrocën më të madhe, fustanin më të gjatë dhe një kurorë plot me diamante. Por tani dua diçka intime, me partnerin tim dhe fëmijët tanë, në shtëpi”, u shpreh ajo.
Rodríguez shpjegoi se pikërisht thjeshtësia e ceremonisë e bën atë më të veçantë për familjen e tyre.
“Kështjella, shtëpi, ishuj, kuaj, makina – i kemi të gjitha këto në dispozicion çdo ditë. Por një moment kaq intim është diçka më e pazakontë për ne. Kemi zgjedhur ta bëjmë në dhomën e ndenjes së shtëpisë sonë, aty ku hamë mëngjes, drekë dhe darkë dhe ku jetojmë përditshmërinë tonë”, tregoi Georgina.
Ajo shtoi se dëshira e saj është që, edhe pas shumë vitesh, fëmijët e tyre ta kujtojnë atë moment si një nga kujtimet më të bukura familjare.
“Pas 30 vitesh dua që fëmijët tanë të mendojnë: diçka e mrekullueshme ndodhi në këtë tryezë, betimet e martesës së prindërve tanë”, tha Rodríguez.
- georgina
- ronaldo

