Anëtari i Partisë Demokratike në Shkodër, Kliti Hoti, ka bërë të ditur se strukturat e kësaj force politike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti njofton se në mbledhjen e Kryesisë së PD Shkodër janë diskutuar procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, angazhimi i strukturave dhe organizimi për garën elektorale.
Në mesazhin e tij, ai thekson nevojën për bashkim dhe mobilizim të demokratëve, duke e mbyllur reagimin me sloganin: “Të bashkuar drejt fitores, në shërbim të Shkodrës dhe qytetarëve të saj!”
