Berisha nxjerr në pah skandalet e Spiropalit: Akuzat për pasurinë dhe korrupsionin ia kam bërë para dy vitesh, tani SPAK lëviz pas përplasjes me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer në vëmendje akuzat ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali, duke deklaruar se dy vite më parë kishte denoncuar në Kuvend, me fakte dhe dokumente, çështje që lidhen me pasurinë e saj dhe të bashkëshortit.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha komentoi regjistrimin e një procedimi penal nga SPAK për dyshime që përfshijnë deklarimin e rremë dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e parave, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Ai vuri në dukje se lëvizja e Prokurorisë së Posaçme vjen pikërisht në momentin kur Spiropali ka shfaqur qëndrime kundërshtuese ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, kjo tregon se SPAK po përdoret si armë politike brenda vetë Partisë Socialiste, ndërsa akuzat ndaj Spiropalit nuk janë të reja, por denoncime që ai pretendon se i ka bërë publikisht prej dy vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe