Bardhi: “4.2 milionë euro për Kanye West. Të hënën kallëzim në SPAK për Ramën. Duhet të përgjigjet penalisht!”

Publikuar me datë:

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, ka njoftuar se të hënën do të paraqesë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja, në lidhje me miratimin e një fondi prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West.

Bardhi ka përmendur një deklaratë të Ramës, kur ai shprehej kundër disa aktiviteteve publike me vlerë 1 milionë euro për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa tani është duke miratuar 4 milionë euro për një koncert privat.

Demokratët theksojnë se i njëjti standard duhet të zbatohet sot, duke pretenduar se fondi prej 4.2 milionë eurosh është miratuar pa ndjekur procedurat ligjore, dhe se këto fonde duhet të përdoren vetëm për raste të fatkeqësive natyrore ose situatave emergjente.

“Kur Edi Rama ishte në opozitë, ai denonconte tre aktivitete publike lidhur me festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, të cilat kishin një kosto prej 1 milionë euro, duke i quajtur ato abuzim me ligjin dhe një mundësi korrupsioni. Tani, 14 vjet më vonë, ai miraton një fond prej 4.2 milionë eurosh për një koncert privat, pa asnjë procedurë të rregullt, në një shkelje të hapur të ligjit, duke shpenzuar fonde që duhet të shërbejnë vetëm për fatkeqësi natyrore ose situata të jashtme.

Sipas standardeve që ai vetë ka vendosur, Edi Rama duhet të përballet me përgjegjësi penale për abuzimin me 4.2 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Për këtë arsye, ditën e hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj Edi Ramës dhe Blendi Gonxhja, të cilët duhet të japin llogari para ligjit dhe qytetarëve për abuzimin e hapur me paratë e shqiptarëve,” deklaroi Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kolonjë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në...

Laç/ Vrasja e Ilir Gjinit, gjendet një tjetër pistoletë në vendin e ngjarjes

Policia ka zbuluar një armë të dytë në vendin...

Grabiti një makinë dhe disa banesa, arrestohet në plazhin grek shqiptari

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 44-vjeçar, i cili...

Si humbën jetën nga zjarri 12 persona në Spanjë?

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në një...