Kryeministri: 12 miliardë lekë rroga të prapambetura për gjyqtarët, nëse ministri i Financave do të shkelte ligjin

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve dhe magjistratëve.

Sipas tij, përmes vendosjes së sigurimit të padisë, gjykata jo vetëm që synon të pezullojë një akt, por kërkon gjithashtu që pagat e gjyqtarëve të rriten menjëherë me 51%.

Rama deklaron po ashtu se, në bazë të këtij vendimi, parashikohet edhe dhënia e pagesave të patërhequra që nga muaji prill 2023.

Kryeministri thekson se, në arsyetimin e gjykatës, rezulton se pagat do duhej të ishin rritur që në vitin 2023, në masën e kërkuar që të aplikohet aktualisht.

Ai nënvizon më tej edhe shumën që secili gjykatës do të përfitonte, nëse do të zbatohej masa e pagesave të prapambetura, siç parashikohet në vendimin e gjykatës.

“Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes  sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani.

Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shi në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë

Një stuhi e shoqëruar nga reshje intensive ka goditur...

Dorëhiqet drejtori i gjimnazit në Tuz, vendimi pas protestave të nxënësve

Sehad Lulanaj ka lënë detyrën e drejtorit të shkollës...