Policia ka ndaluar Baki Goxhën, i cili bashkë me disa të tjerë ishte i pranishëm pranë zonës ku Kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me qytetarë dhe përfaqësues të strukturave, në kuadër të diskutimeve mbi Reformën Territoriale.
Goxha konsiderohet si një nga organizatorët e protestës që ishte planifikuar të mbahej pas përfundimit të aktivitetit të kryeministrit.
Krahas Goxhës, uniformat blu kanë shoqëruar edhe tre protestues të tjerë që ishin mbledhur përpara Pallatit të Kulturës në Vlorë, me qëllim pjesëmarrjen në protestë.
Referuar të dhënave të para, këto persona janë marrë në shoqërim nga policia përpara se protesta të fillonte, ndërsa ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e këtij veprimi.

