Ardit Çylybyli denoncon gjendjen e urës në Pult: Banorët rrezikojnë jetën për të kaluar lumin, Bashkia Shkodër në heshtje

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësuesi i PD-së në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka denoncuar gjendjen e amortizuar të një ure në zonën e Pultit, në Dukagjin, ku sipas tij banorët detyrohen të rrezikojnë jetën për të kaluar nga njëra anë e lumit në tjetrën.

Çylybyli publikon shqetësimin e banorëve për dërrasat e thyera dhe të kalbura të urës, duke theksuar se në këto kushte lëvizin çdo ditë fëmijë, të moshuar dhe familje të tëra.

Ai përmend edhe rastin e një banori, i cili është detyruar të kalojë lumin me automjet për të siguruar ushqime për fëmijët e familjes së tij.

Demokrati ia faturon përgjegjësinë Bashkisë Shkodër, duke e akuzuar për neglizhencë dhe mungesë investimesh në këtë zonë. Në reagimin e tij, Çylybyli kritikon edhe kontrastin mes promovimit të turizmit dhe investimeve dhe kushteve me të cilat përballen banorët e Dukagjinit.

Ai e mbyll postimin duke kërkuar vëmendje dhe investime konkrete për zonën, ndërsa akuzon Bashkinë Shkodër dhe qeverinë për braktisje të banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe