Aksident ajror në Siberi, avioni ushtarak rus rrëzohet me 17 persona në bord, nuk ka të mbijetuar

Një avion ushtarak u përplas në rajonin Kemerovo të Siberisë, Rusi, duke shkaktuar vdekjen e të 17 personave në bord, raportuan të martën mediat ruse.

Sipas raportimeve që citojnë burime lokale, të gjithë 17 personat që ndodheshin në aeroplan humbën jetën në aksidentin pranë fshatit Yagunovo, në jug të kryeqytetit të rajonit. Avioni u identifikua fillimisht si një An-12 ushtarak.

Një dëshmitar okular, i cituar nga raporti, tregoi se avioni ishte përfshirë nga flakët përpara se të përplasej në tokë dhe të shpërthente pas impaktit.

Guvernatori i Kemerovës, Ilya Seredyuk, njoftoi në Telegram se një “incident aviacioni” ishte regjistruar në rrethin Yagunovo dhe shtoi se po nisej drejt vendit të ngjarjes, ku shërbimet e emergjencës kanë mbërritur tashmë.

“Autoritetet rajonale po ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme. Rrethanat e incidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse”, shtoi Seredyuk.

Më vonë, ai deklaroi në një videomesazh se avioni kishte kaluar përmes rajonit para se të rrëzohej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe