Holta Duda: Siguria në shkolla, prioritet për vitin e ri shkollor 2026–2027

Publikuar me datë:

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, institucionet në Qarkun Shkodër kanë zhvilluar një takim të përbashkët për koordinimin e masave që synojnë garantimin e sigurisë së nxënësve në ambientet shkollore dhe përreth tyre.

Në takim morën pjesë Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, drejtori i DVP Shkodër, Dashamir Spaho, përfaqësues të bashkive, drejtues të Zyrave Vendore Arsimore dhe institucione të tjera përgjegjëse.

Gjatë takimit u diskutua zbatimi i Paketës së Sigurisë në Shkolla, duke u ndalur te përcaktimi i perimetrit të sigurisë, funksionimi i sistemeve të sigurisë dhe vendosja e sinjalistikës rrugore pranë institucioneve arsimore.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte kontrolli i hyrje-daljeve dhe aksesit në mjediset e shkollave, si dhe evidentimi dhe parandalimi në kohë i rasteve të dhunës, bullizmit apo çdo sjelljeje që mund të rrezikojë nxënësit.

Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, theksoi nevojën për bashkëpunim mes shkollave, Oficerëve të Sigurisë, Policisë së Shtetit, bashkive, prindërve dhe institucioneve të tjera, me qëllim që problematikat të identifikohen dhe të trajtohen në kohë.

Sipas saj, garantimi i sigurisë së fëmijëve kërkon angazhim të përbashkët dhe masa parandaluese, veçanërisht në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës/ Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ferit Hoxha, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, lajmëroi përmes rrjetit social X se mes Luksemburgut dhe Tiranës do të hapet një linjë e re fluturimesh direkte, të ofruara nga kompania ajrore Luxair. Hoxha e cilësoi ardhjen e Luxair si një lajm shumë pozitiv për vendin, duke theksuar rëndësinë e pranisë së një tjetër […]