Një grua 73-vjeçare, e raportuar e zhdukur që nga muaji korrik, është gjetur e pajetë këtë të martë.
Autoritetet bënë të ditur se trupi i saj u zbulua rreth orës 14:50 në një parcelë toke në fshatin Potgoricë. Viktima është identifikuar si shtetasja Z. D., 73 vjeçe, e cila kishte braktisur banesën e vet dhe dyshohet se vuante nga skleroza.
Njoftim policie:
Rreth orës 14:50, në një sipërfaqe toke djerrë, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, është gjetur pjesërisht i dekompozuar trupi i shtetases Z.D., 73 vjeçe.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2026, pasi ishte larguar nga banesa e saj, e cila dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

